Purraghe - Racconti
Purralla e tridhiçineljity e rrufiéstury ka Virgili e Bubba (ex phonoteka e “Kjondrity”) (Amk.5)
Njy heer ísh njy rregj e mbranda kish njy shurbetoory ççy kjuheχ tridhiçinelji. Rregj i tha:- Ezz e merrm mo tu búkuren ty katundit. Aí arrestri ka pruppara kiljishes me njy kaljarelji e ju vuu ty brith. Atié ísh Bbúkuryzha e (ajó) i tha t’ jatit:-U’ ddúa ty váhem kalj te kaljarellji. Jati ngku ddúaχ ty ljaχy. Kakjy bbari e kakjy zhbari njér çç’ajó vate e ju vuu kalji. Kuur ju vuu kalji túe bredhur íku e mosinjá e pa ma. Udhesy kaha veχu, kaljarelji i tha Tridhiçinit ty kalareχ atié e i thaa ty shiiny údhynu ka kulirça, vete he ndónjy heery mun i banj miiry. Ju vuu kalji e zhin uúthu njetr heery. Búkuryzha kish njy χanaky e e striχi kokje ngka njy çikk. Arrestrny te deeti e (ajó) struu lunazhen mbranda ddetity. Píshkjyt ju vuu ty zháheççyn ppy kush muun e mirrh. Tridhiçinelji kjeli (kyshtrú) Búkuryzhen te rregj e ki i thaa ndy (ajó) ddúaχi t’e martooneχ. Ajó ju prigjégjy:-Ahíerna martonemi u’ kuur Tridhiçini mu bbíe χanaken ty struury údhesy. Rregj i tha Tridhiçineljity:-Tridhiçiné, éja kitú, ti ketty veççy ty na bíeçç koraljet ççy Búkuryzha struu ka údhut nja ngka njá. Tridhiçinelji múar e vate te kaljarelji e i thaa:-Kaljaré, naní ti ty he rregji ddo zhbireχy χanaken kokje kokje ççy struu Búkuryzha e ngky ddi si ketty bbanja. Kaljarelji i ju pyrgjegjy:-Ti mosy ju lav, merh bbuuky ppy tiχ e erpp ppy múa e mosy ju lav. Ju vuu kalji Tridhiçini e van ka údhut ty katundit. Te njy heery i tha “Kjindroχ kitú” . Sirriti rregjin ty zhogkve e i thaa he, kuur shkói (e) Búkuryzha, struu koraljet kokje kokje e naní ketty ja jippy. E rregji i zhogkve ja dhaa. Ju ntíe te rregji me koraljet e rregji tha Búkuryzhes:-Naní mun martoony? -Gjó, i tha Búkuryzha, ahíena martonemi u’ kuuru Tridhiçinelji my bbíe lunaseny ty strury te ddeti. Tridhiçinelji vate te kaljarelji múarh érph e bbuuk e zhiin uúdh “mberu” ddetit. Kaljarelji i tha Tridhiçineljit ty kalareχ atié e sirriti rregjin i pishkjve sa ty jiph lunazhen ççy Búkuryzha struu te deeti. -Kjindró kitú he u’ vete e te maarh. Vate ja múar e ja dha. Tridhiçinelji ju ntíe e ja dhaa rregjit. Rregj ja dha Búkuryzhesy. -Naní mun martonemi... -Ahíena martonemi u’ kuur Tridhiçinelji te njy mbrama ndaany gkrurut ka ljinuzha... Vate te Tridhiçini e ja thaa; aí vate te kaljarelji e i tha ççy kishy thaany rregji. Aí i thaa ty rrij miir he aí ddiχ ççy kett bbaany. Tridhiçinelji ju vuu kalji te kaljarelji e vaan te ku íshin kulirçat e i thaa rregjit e kulirçave ççy ketty bbanjyny. Kulirçiaty te njy mbrama ndastryny te ddi “munzelje” (gkrurut e ljinuzhen). Ju ntíe e rregji vate te Búkuryzha e i tha ngk muun martoneçç. -Ahíena martonemi u’ kuur Tridhiçinelji strihet te njy kyrkjera me piçç e ddelj paa i ddiégkur”. Sirriti rregji Tridhiçineljin e i píestri ççy ketty bbaany. Aí vati te kaljarelji e i tha:-Kaljarelji iim njer naní ty kamy paary e naní ngk ty shoh ma... -Ti mos ju lav, múa my zhbíer, ma ti ngk ddées...vritym múa e merh ty ljíern ççy kam ngkrahy e mbioju gjith. Aí túe kiljaary e vráu e u ljestri. Çelji rregji kyrkjeren e ju petás Tridhiçinelji; ma kuury ddúal ísh ma i bbukur he (ma paary). Rregji i tha Búkuryzhes ngky myny martoneççyny, ajó i thaa:-Ahiéna martonemi u’ kuury striheχ ti e ddelji i ma i bbukur he aí. Rregji i thaa Tridhiçinelljit ççy kishy vaany ppy mosy ty ddigjeχ e aí i thaa he kish vaan nji çik ty ljíer. Rregji vuu ty ljieryny e ju struu mbranda te piheera, ma ngku ddúal ma, pirççé ju ddiók gjithy (ddiokχinid), kistrú ju sos kundarelji ty Tridhiçinit e Búkuryzhes ççy ju martúan ty ddía.
|